Janë pezulluar nga puna dy zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilët u arrestuan nga Policia e Kosovës nën akuza të kontrabandës së barnave në mëngjesin e së enjtes së 1 shkurtit, në Bistricë të Leposaviqit.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa.
Siç mëson Dukagjini, dy zyrtarët e dyshuar, Lazar Peroviq dhe Tomislav Janiçjeviq, kanë qenë duke punuar në “Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së” me seli në Prishtinë.
Dukagjini ka siguruar pamje të mallrave që u konfiskuan dhe veturës e cila është përdorur në këtë rast.
(Ekskluzive) Dy zyrtarë të ATK-së kapen duke kontrabanduar mallra nga Serbia