Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 585 testime, gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Deri më tani janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 160. Në total numri i rasteve aktive është 60.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19. Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 83 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe janë dhënë 102 mijë e 763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.