Kurti e falënderon ambasadoren Ziv për vendimin e Izraelit për vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën, mes të tjerash, ka diskutuar rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik, që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Kurti e ka falënderuar ambasadoren izraelite në Prishtinë për vendimin e Izraelit për t’i hequr vizat për shtetasit e Kosovës.

Po ashtu, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe ambasadorja Ziv diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot, më 1 shkurt, shënojnë trevjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre, sidomos në fushën e ekonomisë.

Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik, që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë.

Më tej, kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ai, gjithashtu, i ka shprehur ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika