Ish-koloneli Sylejmani thotë se “objekti i dyshimtë” afër policisë “s’e ka cenuar asnjëherë sigurinë e vendit”

Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë, në emisionin FIVE.

Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë, ka thënë se në objektin, i cili u cilësua i dyshimtë nga autoritetet kosovare, ka qenë aktiv nga viti 2000.

Në emisionin “Five” ai tha se aty fillimisht ka zhvilluar veprimtarinë Banka Komerciale e Serbisë. Pastaj, sipas tij, pas luftës ka qenë një organizatë humanitare e menaxhuar nga UNMIK-u.

“Ajo ka ekzistu nga viti 2000 apo 2001, më përpara ka qenë Bankë, Banka Komerciale e Serbisë. Pas luftës është kriju si qendër humanitare që e ka menaxhu UNMIK-u, se kemi ditë kush hyn e kush del, vetë kam punu në atë stacion policor aty. Ajo e ka pasur mision që disa OJQ, që kanë qenë të krijume dhe ekipe mjekësore i kanë trajtu komunitetit serb, kur kanë qenë të keqtrajtuar ose kanë pasur ndonjë sulm. I ka marrë intervistimet UNMIK, vonë kemi marrë pjesë aty”, tha ai.

Sylejmani tha se institucionet e Kosovës kanë pasur dijeni për veprimtarinë që zhvillohet në atë objekt, dhe se, sipas tij, nuk ka mundësi të jetë cenuar siguria e vendit nga ndonjë aktivitet që është zhvilluar aty.

“Nuk e besoj dhe s’ka shansë që ka mundur të zhvillojë aktivitet që e cenon sigurinë, sepse ka qenë institucionet në dijeni prej luftës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika