Policia e Kosovës ka njoftuar se gjashtë persona kanë grabitur banesën e një ukrainase në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.
“Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.