Paraditen e së shtunës në rrugët e Leposaviqit janë parë disa fotografi të ish-nënkryetarit i partisë Lista Serbe, Millan Radoiçiq me mbishkrime të ndryshme.
Ai është quajtur terrorist dhe pronar i një laboratori të drogës.
“Kush o Radoiçiq? Patriot i rrejshëm, i dyshuar për një numër të vrasjeve të serbëve në Kosovë, pronar i laboratorit të drogës, kriminel që e ka përdor rininë tonë për pasurimin personal, terrorist” – thuhet në përshkrimin e fotografive, raporton Kallxo.com.
Millan Radoiçiq është njeriu i cili dyshohet se organizoi sulmin në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar e ku mbeti i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Ai ka qenë në të kaluarën edhe nënkryetar i partisë Lista Serbe./Kallxo.com