Shkarkimi i Musliut, LDK dhe PDK heshtin për fatin e koalicionit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për të liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu i cili ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, parti e koalicionit qeverisës në kryeqytet. Nga dy partitë, nuk kanë pranuar të flasin për çështjen ndërsa njohës të fushës vlerësojnë se problemet brenda koalicionit, do ndikojnë në shërbimet e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës

Ankesat për prezencën e mbeturinave në rrugët e kryeqytetit nuk kanë qenë rrallëherë të përmendura.

E po të njëjtat qenë arsyetimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve për t’u kontaktuar, nuk ka qenë i qasshëm në telefon të shtunën.

E vendimin e Ramës dhe përçarjet e mundshme të partisë së tij me partnerin e koalicionit, PDK-në, nuk kanë pranuar ta komentojnë as anëtarë LDK-së në kryeqytet.

Megjithatë, kritikat lidhur me vendimin nuk i kanë kursyer PDK-ja. Nënkryetarja e komunës nga kjo parti, Donjeta Sahatçiu, e ka cilësuar shkarkimin e bashkëpartiakut si hakmarrje të Ramës për mosmbështetjen në këmbimin e pronave.

Mirëpo, në organizatën “Demokracia Fillon Këtu” besojnë që kriza në koalicion nuk është për shkak të situatës me mbeturinat në qytet.

“Duket se mes këtyre qarjeve që ka koalicioni në Prishtinë, nuk kuptim të vazhdoj koalicioni në mes PDK-së e LDK-së për faktin që asnjëra palë nuk duket e sinqertë. Nëse PDK ka pa manovrime të Z.Rama rreth pronave në Badovc dhe nuk ka pasur reagim, është problem në vete po sidomos edhe z. Rama nëse ka qenë aq i brengosur me çështjen e  mbeturinave në qytet do duhej që paraprakisht t’merrte veprime”, ka deklaruar Shemsi Jashari, Drejtori i Organizatës “DFK”.

Sipas tij, Shemsi Jasharit problemet në koalicion do vihen re në shërbime.

“Ajo çka dihet është se problemet e koalicionit do ndikojnë në perfomancën jo të mirë të kësaj qeverisje në komunën e Prishtinës dhe si rezultat, qytetarët nuk do marrin shërbimet siç duhet dhe siç meriton t’i ketë kryeqyteti”, ka vijuar ai.

Pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së, nuk dihet akoma se cilat do të jenë veprimet e kësaj partie në marrëdhëniet me partnerin qeverisës, LDK-në.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika