“Tri automjete me dokumente” – Çka tjetër u gjet në komunat ilegale serbe

Një ditë pas bastisjeve në tri komunat ilegale serbe në rajonin e Dukagjinit, Policia e Kosovës ka dal me detaje rreth gjësendeve të sekuestruara. Ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se shtatë persona janë shoqëruar për intervistim, derisa atyre u janë hapur raste penale

Nga jashtë duken si objekte të braktisura.

Por bastisja mbi dhjetë orëshe në tri komunat ilegale të Serbisë në rajonin e Dukagjinit nuk rezultoi me të gjetura të pakta.

Ndonëse sasia e saktë e dokumenteve nuk është bërë publike, burime të TV Dukagjini kanë bërë të ditur se dokumentet e sekuestruara u bartën me tri automjete.

Të njëjtat mbanin logon e shtetit serb e njëheri edhe të strukturave ilegale.

E nga Policia e Kosovës, siç u pa edhe në bastisjet në Videj të Klinës, Gorazhdec të Pejës e Osojan të Istogut, dokumentet nuk qenë të vetmet prova të sekuestruara.

Megjithatë, bastisja në Osjan qe ajo e cila për dallim nga dy objektet e tjera, zgjati plot 7 orë.

“Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga ana e Policisë së Kosovës.

Ndërsa në dy lokacionet e tjera janë sekuestruar 2 laptopë, 2 vula, 1 usb, 8 telefona, 5 monitorë, 4 printerë, fotokopje, makinë shkrimi e dorës, televizor dhe inventar.

Lidhur me rastin, nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë deklaruar se janë intervistuar shtatë persona.

“Gjatë aksionit janë konfisku një numër i konsiderueshëm i dokumenteve të dyshimta dhe njëkohësisht  janë hequr flamujt në këto objekte të struklturave paralele dhe njëkohësisht, Policia e Kosovës ka vendosur edhe shiritat për të bllokuar hymjen në këto objekte. Dokumente të dyshimta që nuk korrespodojnë me Republikën e Kosovës. Tash janë në procese hetimore e pas grumbullimit të provave, prokurori i shtetit do vlerësojë situatën nëse do ketë aktakuza apo veprime të tjera ligjore”, ka deklaruar Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Ndaj shtatë të intervistuarve, tanimë janë hapur raste penale.

Operacioni u përcoll nga dy ministra, ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Bastisjeve në rajonin e Dukagjinit u kanë paraprirë edhe ato në Dragash, me ç’rast janë mbyllur edhe atje disa objekte.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika