Një person është arrestuar të shtunën e tre shkurtit në Prishtinë, e që i njëjti ishte i kërkuar nga shteti i Shqipërisë.
Në raportin 2-orësh të policisë thuhet se për të dyshuarin kishte urdhër arrest ndërkombëtar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i kërkuar nga shteti i Shqipërisë me urdhër arrest ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.