Petkoviq për ndalimin e dinarit në Kosovë: Do të kërkojmë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Nesër, Serbia do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Të hënën e pesë shkurtit, Serbia do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kështu është shprehur në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, drejtori i atë ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kjo për shkak të vendimit për largimin e dinarit serb në Kosovë.

“Arsyet pse kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është se Albin Kurti po bën spastrim etnik të popullit serb në Kosovë dhe ose siç thuhet ligjërisht në konventa, po krijon jetë të padurueshme duke i nënshtruar qëllimisht serbët në kushte të tilla që nuk mund të mbijetojnë në Kosovë”, tha ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, Petkoviq vlerësoi se ShBA-ja për herë të parë “që nga fillimi i krizës” reagoi në mënyrë adekuate” dhe se njoftimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, ishte “inkurajues” pasi që ai dënoi sulmin ndaj institucioneve serbe në Kosovë.

“Sigurisht që Amerika nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës, por në këtë rast kur është fjala për anulimin e dinarit i cili po krijon një fatkeqësi humanitare në Kosovë, shohim një tjetër reagim”, theksoi Petkoviç.

Ndryshe, Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shmangë veprimet “e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione”.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mëngjes nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE, -së (EEAS) kërkohet që statusi i këtyre institucioneve të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

BE-ja, i është bashkuar kritikave të SHBA-së për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika