Ritchie Torres, kongresmeni amerikan ka reaguar ndaj Serbisë pasi, kjo e fundit kishte nënshkruar kontratë me Rusinë për furnizim me gaz rus.
Torres këtë reagim e kishte bërë duke replikuar postimin e medias Reuters në Twitter.
“Duhet kujtuar se Serbia është satelit për Rusinë, ndërsa Kosova është mike e vazhdueshme e SHBA-së. Ne në SHBA kurrë nuk duhet të harrojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar Torres në Twitter.
Ndërsa më 29 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte deklaruar se kishte pasur një bisedë të mirë shumë të mirë telefonike me homologun e tij nga Rusia, Vladimir Putin, me të cilin ishin pajtuar për një çmim jashtëzakonisht të favorshëm të gazit për Serbinë.
We are reminded that Serbia is a proxy for Russia, whereas Kosovo is an unfailing friend of the United States.
We in the US should never forget who our true friends are. https://t.co/tC5iq9H85t
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 31, 2022
Tutje Vuçiq para gazetarëve kishte deklaruar se, “ ajo që mund t’ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesor që janë shumë të favorshëm për Serbinë. Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, që është elementi i parë i kontratës dhe mendoj se i shkon shumë përshtat palës serbe. Një element tjetër i rëndësishëm është se formula që ne përdorim do të mbetet e njëjtë formula e naftës, kështu që çmimi do të jetë shumë i favorshëm për vendin tonë”.