Ish-ministri gjerman i reagon Hovenierit: Deklarata të pabalancuara të ShBA-së dhe BE-së për Kosovën

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën”, ka shkruar Roth

Michael Roth

Ish-ministri i Gjermanisë për Evropën, Michael Roth, i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, rreth deklarimeve të tij për aksionet e autoriteteve të Kosovës në zyrat ilegale në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Roth këto deklarime i quajti “të pabalancuara”.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën”, ka shkruar Roth në ‘X’.

Hovenier reagoi edhe rreth konfiskimit të një veture e cila barte para të valutës “Dinar”.

Kryetari i Komisionit për Politik të Jashtme në Bundestag, me këtë rast iu kundërpërgjigj diplomatit amerikan duke thënë se “nuk po sheh mesazhe të qarta rreth agresionit serb, sulmit terrorist në Banjskë”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika