Arrestohet një person në Zveçan për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Në Kolashinska të Mitrovicës Veriore sonte është ndaluar qytetari me incialet M. R (1987) nën dyshimin për posedim të substancave dehëse.

Gjatë kontrollit të makinës së tij Range Rover nuk u konstatua asgjë e paligjshme. Por, nën dyshimin për posedim të substancave dehëse, shtëpia e tij është kontrolluar në Zveçan.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhësi i Policisë së Kosovës pë rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e caktuar marijuanë, 6 pilula të dyshuara si ekstazi, një peshore digjitale, gëzhoja pushke dhe 14 makina për prodhimin e kriptovalutave dhe janë konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Ai ka deklaruar se aksionin e ka kryer njësiti rajonal kundër narkotikëve, ndërsa kanë ndihmuar policët e stacionit të Mitrovicës Veriore.

Policia e Kosovës po e trajton rastin si posedim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope apo të ngjashme, si dhe posedim i paautorizuar i armëve.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika