SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Jemen të dielën, dhe, sipas Komandës Qendrore të ShBA-së, sulmi ishte “në vetëmbrojtje kundër një rakete lundruese” projektuar për sulm tokësor, ndërsa katër raketa të tjera lundruese u goditën për të parandaluar sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq

Një aeroplan niset për t'iu bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të kryer sulme ajrore kundër objektivave ushtarake në Jemen, që synojnë milicinë Houthi të mbështetur nga Irani që ka shënjestruar anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq, publikuar më 12 janar 2024, Reuters.

Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raketave në Jemen të dielën, ka thënë ushtria amerikane, duke bërë të ditur se një prej raketave ishte e projektuar për sulm tokësor, ndërkaq të tjerat për të shënjestruar anijet në Detin e Kuq.

Sulmet erdhën një ditë pasi forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe kryen sulme të reja ajrore kundër objektivave iraniane duke i goditur 36 caqe të grupit rebel, Huthi, në Jemen, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të rebelëve ndaj anijeve.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka thënë në rrjetet sociale se forcat amerikane kryen një “sulm në vetëmbrojtje kundër një rakete lundruese” që ishte projektuar për sulm tokësor dhe më vonë goditën “katër raketa lundruese të cilat ishin të përgatitura për t’u lëshuar kundër anijeve në Detin e Kuq”.

Forcat amerikane “identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Huthët e Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon”, ka shtuar CENTCOM, raporton REL.

Huthët filluan të shënjestrojnë anijet në Detit të Kuq në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se ata po goditnin anijet e lidhura me Izraelin dhe sipas tyre këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në Gazë.

Lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka filluar më 7 tetor 2023 pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit.

Më 28 janar, një dron u përplas në një bazë në Jordani, duke vrarë tre ushtarë amerikanë dhe duke plagosur më shumë se 40 – një sulm për të cilin Uashingtoni fajësoi forcat e mbështetura nga Irani.

SHBA-ja u përgjigj të premten me sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.

Për këtë sulm, Uashingtoni e fajësoi Iranin dhe aleatët e tij që veprojnë në Siri dhe Irak.

Sipas njoftimit, 13 lokacione të ndryshme në Jemen u goditën nga avionët luftarakë amerikanë F/A-18 dhe nga luftanijet amerikane në Detin e Kuq.

Zyrtarët amerikanë thanë më 3 janar se besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme të tjera shtesë.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika