Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë

Serbët kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit në drejtim të Suboticës. Bllokada pritet të zgjasë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, çdo të hënë

Pika kufitare në Merdar.

Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës.

Sipas këtij njoftimi “sot nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejtë Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez”.

“Bllokada e rrugës do të mbahet çdo të hënë për tre orë, derisa të përfundojë terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, pretendohet në këtë kumtesë.

Kjo shoqatë pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime”.

E në listën e kërkesave ishte që të gjithë të zhvendosurit të kthehen në shtëpitë e tyre, “të cilat do të financohen nga Qeveria e Kosovës”.

Për këtë ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar duke bërë thirrje që të përdoren pika të tjera kufitare për qarkullim.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika