Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike në Zubin Potok janë vendosur postera me fotografi që kanë mbishkrim në gjuhën serbe.
Policia e ka cilësuar rastin si “Nxitje e përçarjes dhe Mosdurimit”.
“Gjatë patrullimit njësitë policore në qytet në Zubin Potok nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike kanë pa të vendosura nga persona të panjohur postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.