“Përgatitjet për manifestimin e 17 shkurtit në Nju Jork po bëhen në nivelin më të lartë të shtetit”

Shqiptarët në Amerikë kanë nisur përgatitjet për 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku do të mbajnë një manifestim në nivelin më të lartë të shtetit

Naser Nika nga Shoqata shqiptaro-amerikane ka njoftuar për përgatitjet që po bëhen në Amerikë lidhur me festën e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Nika ka thënë se manifestimi do të ketë nivelin më të lartë të shtetit.

“I kemi nisur në kohën e duhur. Kjo është se bëhet në nivelin më të lartë që mundet të bëjë një shtet, në Parlamentin e Nju Jorkut… këtu do të festohet për herë të parë ku do të informohen e do të bëhet një ceremoni për manifestim. Duke pasur shumë bashkëpunime me politikanët, e pranuan që të festohet në këtë nivel… as për Shqipërinë nuk ka pasur manifestim në këtë nivel, ka pasur në bashki, por jo në Albani, në nivelin më të lartë të shtetit”, tha ai.

Ai ka thënë se janë duke punuar që në vazhdën e aktiviteteve të tyre ta emërojnë edhe rrugën “Isa Boletini”.

“Po punojmë që po aty ku është rruga ‘Ismali Qemaili’, të emërohet edhe rruga ‘Isa Boletini’”.

Ndërkaq, ndonëse u kanë dërguar ftesë Qeverisë në Kosovë dhe kryetarëve të komunave për pjesëmarrje në manifestim, Nika thotë se ende nuk kanë pranuar përgjigje nga ekzekutivi, ndërsa thotë se pjesëmarrës do të jenë edhe disa nga të parët e komunave.

“Nga qeveria nuk kemi marrë përgjigje as pozitive as negative se a do të jenë prezent, kurse nga bashkitë do të marrin pjesë Përparim Rama, Bedri Hamza, Bedri Nura e disa të tjerë”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika