Kurti takon ambasadorët, Hovenier me tjetër paralajmërim për Qeverinë

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar gjatë ditës në një takim ambasadorët e QUINT-it ku kryetemë kanë qenë shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar për rregulloren e re të BQK-së. Pas takimit, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier theksoi se i ka kërkuar Kurtit që vendimi të shtyhet deri sa të plotësohen kushtet për zbatimin e tij. Shqetësimet janë ripërsëritur edhe nga BE-ja, por ende nuk kanë plane për një takim në kuadër të dialogut, pavarësisht insistimit që për këto tema të diskutohet në Bruskel

U treguan kritik për rregulloren e Bankës Qendrore që mes tjerash e përjashton përdorimin e dinarit Brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Prandaj, të hënën kryeministri Albin Kurti ftoi në një takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, si dhe të disa shteteve të tjera që kanë përfaqësi në Kosovë.

“Rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë. Rrjedhimisht rritjen e integritetit financiar të vendit dhe kufizimin e financimit të aktiviteteve ilegale, pastrimin e parasë, qarkullimin e parave të falsifikuara dhe formalizimin e ekonomisë”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

Këto fjalë Kurti ua tha ambasadorëve të pranishëm, të cilët i informoi se situata në teren nuk është ashtu siç po portretizohet nga Serbia.

“Asnjë biznes lokal në pronësi të qytetarëve serbë në Kosovë ose në komunat me shumicë serbe nuk është dënuar apo gjobitur prej hyrjes në fuqi të rregullores dhe se ky nuk është qëllimi i institucioneve”.

Nga ekzekutivi, është shprehur gatishmëri që në atë që paraqitet si periudhë tranzicioni, fokusi të jetë tek informimi i bizneseve që operojnë me dinarë, por edhe kanë ritheksuar se BQK mbetet e hapur për të punuar me Bankën Popullore të Serbisë, që të gjenden mekanizma ligjor për këtë çështje.

Por takimi, nuk është se ndryshoi diçka në qëndrimin e kritikut më të zëshëm deri tani të rregullores, ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, që edhe një herë, paralajmëron për rrezikun nga të vepruarit ndryshe nga kërkesat aktuale.

“Ne besojmë që Qeveria do të jetë partneri ynë në këtë çështje. Nëse ajo vendos ndryshe, atëherë kjo do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”, tha Jeffrey Hovenier – Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Hovenier theksoi se e përkrah Bankën Qendrore në luftën e saj kundër pastrimit të parave dhe krimeve të tjera ekonomike, megjithatë, ai kërkoi që zbatimi i rregullores të shtyhet, deri sa të përmbushen kushtet.

“Unë po e lë qeverinë e Kosovës që të rikonsideroj se si do ta impelemtoj këtë rregullore. Unë mund të them që kërkesë e SHBA-së është që kjo të shtyhet. Ka shumë punë për t’u bërë deri në implementimin e saj. Qeveria ka folur përë një periudhë tranzicioni dhe ne shprersojmë që ky tranzicion t’i ketë marrë parasysh shqetësimet për këtë çështje”, shtoi ai.

Rregullorja e re e BQK-së është kundërshtuar ashpër edhe në Bashkimin Evropian.

“Përgjatë javës së shkuar kemi parë së paku dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësimin e Bashkimit Evropian. Njëri ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetra operacionet policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues për shkak se nuk kontribuojnë në shtensionimin e situatës”, tha Peter Stano – Zëdhënës i BE-së.

Pavarësisht insistimit të ndërkombëtarëve, si SHBA-së edhe BE-së që kjo çështje, sikur edhe mbyllja e komunave paralele, të diskutohen në dialogun në Bruksel, Stano, nuk ka qenë në gjendje të jap ndonjë informatë nëse kanë në plan të ftojnë një takim së shpejti.

Por, ai ka përmendur se kryediplomati Borrell, është duke punuar që të ketë një takim të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit Kurti e presidentit serb, në përpjekjet që të zgjidhet kjo çështje.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika