Ambasadori amerikan darkon me “Ekipin e Unitetit”, ku ka thënë se kanë kujtuar të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite.
Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter për darkën e mbajtur me Ekipin e Unitetit të Kosovës, i cili kishte negociuar në bisedimet e Vjenës në periudhën kohore 2006/2007.
(1/2) Grateful to host old friends for a reunion dinner of Kosovo’s “Unity Team,” negotiators at the 2006/2007 Vienna talks. pic.twitter.com/0HXjIqG1en
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022
“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”, ka shkruar Hovenier.
Në darken e përbashkët është diskutuar për të kaluarën e Kosovës dhe arritjen e saj ndër vite sipas, ambasadorit.
“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, kishte shkruar Hovenier.
Në darkën e mbajtur kishin marrë pjesë, ish-presidenti i Kosovës Fatmi Sejdiu, ish-ambasadori Ylber Hysa, ish-ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni, ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ish-kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, Publicisti Blerim Shala, publicisti Veton Surroi, ish-kryetari i Gjakovës Ardian Gjini etj.