“UÇK nuk ishte strukturë e organizuar, por reagim i popullit ndaj shtypjes nga Serbia”

Ekspertët kushtetues dhe gazetarët kanë komentuar përdorimin e “Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”, nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë në akuzën ndaj krerëve të lartë të UÇK-së

Ilustrim

Në dokumentarin “Devijimi Special”, Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara në Hagë ka akuzuar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, se ata kanë qenë pjesë e ”Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale”.

Ndërsa krerët e UÇK-së ishin deklaruar të pafajshëm. Edhe njohësit e të drejtës kushtetuese konsiderojnë se ata janë të pafajshëm.

Në dokumentarin ”Devijimi Special”, të shfaqur në Shqipëri në Klan tv, në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, potencohet se  UÇK-ja nuk ka qenë një organizatë e strukturuar mirë, por, ishte reagim i popullit ndaj shtypjes nga Serbia.

Me një gjykim të drejtë sipas tyre kjo akuzë do të duhej të hidhej poshtë.

Sipas profesorit të së drejtës kushtetuese Arsim Bajramit, Aktakuza që është ngritur nga Gjykata Speciale për një ”Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale” është një konstruksion i padrejtë dhe i paqëndrueshëm pasi që lufta në Kosovë nuk ka qenë luftë e një ushtrie të rregullt por luftë e vullnetarëve.

“Në fakt, Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ka qenë gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës, ku edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është vërtetuar se ka qenë një Ndërmarrje e Përbashkët Shtetërore dhe krerët e shtetit serb janë dënuar”, ka thënë Bajrami në dokumentarin e “Opinion”.

Sipas publicistit dhe gazetarit nga Shqipëria, Blendi Fevziu, UÇK-ja nuk ka qenë e organizuar mirë dhe se linja e komandimit, nuk kishte funksionuar nga maja deri në bazën e piramidës.

“UÇK-ja ka qenë reagimi i një populli ndaj dhunës dhe ndaj shtypjes ndaj tij, ndaj krimeve ndaj tij, ka qenë një reagim i çdo zone. Më kujtohet në atë kohë, kam parë kam takuar me dhjetëra shqiptarë, që shkonin drejt Kosovës, që vinin dhe vishnin uniformën e UÇK-së, pa e ditur as kush ishte komandant dhe as kush ishte drejtues i UÇK-së”, është shprehur Fevziu.

Ndërkaq ai është shprehur se ideja për të krijuar një linjë komandimi të kriminalizuar të UÇK-së, sipas Fevziut është e gabuar dhe do të dështojë edhe juridikisht.

Avokati, Artan Qerkini në dokumentar ka thënë se Prokurorisë së Gjykatës Speciale i konvenon përdorimi i termit “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.

Ndërsa për gazetarin nga Tirana, Mero Baze, UÇK-në nuk e bën organizatë të strukturuar mirë shkaku se ajo nuk u krijua kurrë si një organizatë piramidale që të kishte në krye një komandant.

Baze i cili ishte gazetarë edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë,  është shprehur se të gjithë pjestarët e UÇK-së po luftonin për vendin e tyre dhe kjo nuk mund t’i bëjë ata kriminelë.

“Nuk mund të jetë kriminel një njeri që mbron shtëpinë e vet, e të jetë i pafajshëm ai që vjen ta vrasë te shtëpia e vet”, ka thën ndër të tjera Baze në dokumentat.

Pas zgjerimit të aktakuzës, pranohen edhe 12 ”viktima” në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika