“Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau”, thotë Sahatçiu pas shkarkimit të saj

“Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau”, shkroi Donjeta Sahatçiu pas shkarkimit të saj nga pozita e nënkryetares së komunës së Prishtinës

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatciu

Ish-nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas shkarkimit nga kjo pozitë nga ana e kryetarit Përparim Rama, i cili në vend të saj emëroi Jehona Lushaku-Sadriun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Sahatçiu e ka uruar nënkryetaren e re për pozitën e saj.

“Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau”, shkroi Sahatçiu.

“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare. Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra-tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër! Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”, shkroi ajo.

May be a doodle of text

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për ndryshimet që ka bërë brenda kabinetit qeverisës, teksa bëri të ditur se Jehona Lushaku – Sadriun e ka emëruar nënkryetare të kryeqytetit, në vend të Donjeta Sahatçiut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Rama ka potencuar se ka ngecje në fushën e digjitalizimit, e cila është udhëhequr nga nënkryetarja Donjeta Sahatçiu.

“Ky projekt, siç e dini, ka qenë një prej premtimeve të bëra, duke dashur që t’i përmirësojë e modernizojë institucionet e kryeqytetit. Andaj, për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit, kam marrë vendim që të liroj nga detyra, Donjeta Sahatçiu nga pozita e nënkryetares së kryeqytetit dhe pozita e ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit”, tha ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika