Gërvalla thekson nevojën e ndryshimit të qasjes ndaj Serbisë gjatë takimit me ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz mbajti takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz mbajti takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Në këtë takim u diskutua rreth integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, bën të ditur divizioni për komunikim publik i MPJD-së.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian pa vonesa, ndryshimi i qasjes së BE-së në raportet me armiqtë e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon ishte kërkesa që adresoi Gërvalla para homologëve të saj nga shtetet anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Gërvalla paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci e në çështje të tjera.

“Në sesionin e parë të takimit Ministror, Gërvalla paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci, sundim të ligjit, mbrojtje të të drejtave të pakicave, plotësim të kritereve të para anëtarësimit dhe harmonizimit të legjislacionit me atë të BE-së”, thuhet në komunikatë.

“Ne duhet të sigurohemi që ngjarjet e tmerrshme të 24 shtatorit të vitit 2023, kur Kosova u përballë me aktin e agresionit serb, të mos përsëriten. Për të parandaluar këtë, ne duhet të vendosim përgjegjësi shtetërore dhe masa ndëshkuese ndaj akteve të agresionit që provokojnë dhe nxisin konflikte”, tha Gërvalla para homologëve të  saj.

Ministrja falënderoi nikoqirin, Tajanin për mbështetjen dhe potencoi përkushtimin e Kosovës në krijimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, duke nënvizuar edhe nevojën e moslejimit të akteve të tjera si akti i agresionit të Serbisë në Kosovë, më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Në fund, Gërvalla deklaroi se arritja e normalizimit, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit ekonomik kërkon avancim demokratik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i nxitur nga vlerat e përbashkëta dhe orientimi strategjik. Ne përballemi me sfida të përbashkëta dhe përpjekjet kolektive janë thelbësore për tejkalimin e tyre.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika