Arrestohen 67 persona, goditen 4 grupe shqiptare e dhjetëra pasuri të sekuestruara

Të paktën 67 të arrestuar, dhjetëra llogari bankare, shoqëri tregtare dhe automjete të sekuestruara, janë rezultati i një operacioni të zhvilluar në disa shtete europiane që çoi të hënën në shkatërrimin e katër grupeve kriminale shqiptare, të cilat ndërvepronin me njëri-tjetrin për trafikun e lëndëve narkotike, shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregjet italiane.

Operacioni u finalizua pas një hetimi disavjeçar të kryer nga një skuadër e përbashkët mes autoriteteve italiane të Antimafias dhe Prokurorisë së Posaçme shqiptare kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, me ndërmjetësimin e Eurojust.

Ndërhyrja e sotme për arrestimin e anëtarëve të grupeve të dyshuara kriminale, e mbështetur dhe nga Europol dhe Interpol, u shtri veçse në Shqipëri e Itali, edhe në Spanjë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Në Shqipëri, sipas njoftimit të Prokurorisë së posaçme, operacioni i së hënës çoi në sekuestrimin e 32 subjekteve tregtare, 45 automjeteve, 4 motomjeteve, mbi 200 llogari bankare dhe 19 pasurive të paluajtshme, të cilat përllogariten të kenë një vlerë mbi 5 milionë euro.

Grupet kriminale që ishin pjesë e rrjetit kishin detyra të ndara që nga furnizimi, shpërndarja dhe logjistika. Njëri e kishte qendrën në Firenze dhe Mugello të Italisë, një tjetër në Holandë ku mbulonte Europën veriore dhe nevojat për importe të drogës drejt Italisë, një grup ishte shtrirë në qytete të ndryshme italiane, ndërsa grupi i katërt mbulonte shpërndarjen dhe tregtimin nëpër rrugët e sheshet e Italisë. Sipas dokumenteve të gjetura nga autoritetet italiane, rrjeti arrinte të shiste deri afro 50 kile kokainë në muaj./VOA

Shija e redaktorit

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Të fundit nga rubrika