Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Batatina ka thënë se përgjegjësia është e tij për të gjitha dështimet.
Sipas tij, në vazhdim të sezonit nuk do të mungojnë sukseset, ndërsa thumboi disa nga kritikuesit e tij.
“Forca djema, ju jeni luanët e Llapit. Unë e marrë përgjegjësinë për gjitha dështimet, ndërsa ju jeni më meritorët për sukseset e klubit. Ne jemi edhe më të fortë dhe të vendosur për sukseset e radhës. Qentë lehin, karvani ecën, ata e kanë zërin e vogël e Llapi nuk i dëgjon me lokomotivën e vet 🤍💙🏆,” ka shkruar Batatina.
Të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Llapi u mposht nga Trepça’89 me rezultat 4:3.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2.