Princi Harry do të niset drejt Londrës për të vizituar mbretin Charles III, i cili është diagnostikuar me kancer.
Ekipi i princit ka konfirmuar udhëtimin dhe ka bërë të ditur se ai do të largohet nga Kalifornia “ditëve në vijim”, megjithëse ende nuk dihet data e saktë e mbërritjes së tij.
Megjithatë, këtë herë, bashkëshortja e tij Meghan nuk do ta shoqërojë në udhëtim, duke vendosur të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me dy fëmijët e tyre – princin Archie dhe princeshën Lilibet, raporton BBC.
Vizita e parashikohet të jetë një rast i rëndësishëm për të pasur një takim dhe një moment pajtimi me mbretin Charles, duke marrë parasysh raportet e trazuara në familjen mbretërore.
Ndërkohë që mbreti Charles do të vazhdojë të ushtrojë funksionin zyrtar, ai ka vendosur të pezullojë detyrat e tij publike.
Gjithashtu, lloji i kancerit të tij nuk është bërë ende i ditur.
“I tronditur dhe i trishtuar” kur dëgjova lajmin – Sunak
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka deklaruar se është “i tronditur dhe i trishtuar” kur dëgjoi për diagnozën e kancerit të mbretit Charles.
Ai ka thënë se është mirënjohës që sëmundja u “kap herët” dhe shpreson që monarku të shërohet shpejt.