Prokuroria inicion rast për rrahjen në mes të stafit në Spitalin e Pejës

Prokuroria Themelore ka njoftuar se është inicuar rasti i rrahjes së punonjësve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është inicuar rasti i rrahjes së punonjësve në Spitalin e Përgjithshëm në këtë qytet si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për portalin “Telegrafi”.

“Po, është iniciuar raste për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ ndaj një personi. Prokurori i shteti do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e kësaj çështje penale”, deklaroi Nikçi.

Ndryshe, dy pjesëtarë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës janë përleshur fizikisht të hënën, ka konfirmuar Policia e Kosovës, e rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Portalin Dukagjini ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 09:30, ku pas intervistimit të të dyshuarve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Spitali i Pejës nëpërmjet një reagimi ka thënë se shpreh keqardhjen për rastin, duke theksuar se është në proces të mbledhjes së të dhënave për ngjarjen.

“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura”, thuhet në njoftim.

Tutje, Spitali i Pejës bën të ditur se pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika