Gruaja e Bruce Willisit do të publikojë libër për demencën e tij

Ylli i njohur i Hollywoodit, Emma Heming Willis, e cila është gruaja e aktorit të njohur Bruce Willis, do të publikojë një libër në lidhje me eksperiencën e saj përderisa po kujdeset për Bruce që është diagnostikuar me demencë frontotemporale

Ylli i njohur i Hollywoodit, Emma Heming Willis, e cila është gruaja e aktorit të njohur Bruce Willis,

Ylli i njohur i Hollywoodit, Emma Heming Willis, e cila është gruaja e aktorit të njohur Bruce Willis, do të publikojë një libër në lidhje me eksperiencën e saj përderisa po kujdeset për Bruce që është diagnostikuar me demencë frontotemporale.

Libri ende i pa titulluar, që do të publikohet në vitin 2025, do të ofrojë këshilla për ata persona që hasin në vështirësi përderisa kujdesen për dikë të dashur që vuan nga kjo sëmundje.

“Për shumë njerëz hera e parë që dëgjojnë për këtë sëmundje, është kur shkojnë te mjeku për të marrë diagnozën. Mendoj se është shumë me rëndësi se si transmetohet ky lloj informacione nga doktori te pacienti si dhe pjesëtarët e familjes”, ka thënë Emma, raporton ‘The Guardian’.

Ajo ka thënë se kur ka shkuar së bashku më Brucen për të marrë diagnozën, ka dalë nga zyra e doktorit e painformuar rreth një sëmundje, të cilës as nuk mund të ia shqiptonte emrin si duhet.

Për herë të parë familja e Bruce e ka bërë të ditur në vitin 2022 se ai do të shkëputet nga aktrimi si pasojë e “afasias” një lloj çrregullimi që krijon vështirësi në të folur. Një vit më pas familja e tij tregoi se ai është diagnostikuar me demencë frontotemporale.

Emma ka bërë të ditur se ajo është bërë kujdestare kryesore e Bruceit dhe ka thënë se është shumë e vështirë ta di nëse vet Bruce e di diagnozën e tij.

Willis i ka thënë “The Sunday Paper” se tani ka shumë më shumë shpresë pasi ka marrë shumë informacion mbi sëmundjen.

“Shpresoj që libri im t’u ndihmojë atyre që përkujdesen për dikë që ka këtë sëmundje, të dinë se nuk janë vetëm dhe do të gjejnë ndihmë e gjithashtu shpresë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika