Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se dy persona të dyshuar janë qëlluar për vdekje teksa po përpiqeshin të sulmonin gjykatën e Caglayan në Stamboll.
Sipas raportimeve të medieve turke, dyshohet se burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan të martën vonë në mëngjes, postoi Yerlikaya në mediet sociale.
Ministri më vonë njoftoi se dy sulmuesit, një femër dhe një mashkull, u neutralizuan nga policia si dhe gjashtë persona të tjerë, përfshirë tre policë, u plagosën.
Ai gjithashtu njoftoi se terroristët, të identifikuar si EY dhe PB, të cilët u neutralizuan, ishin përcaktuar se ishin anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C.
“Unë përgëzoj oficerët tanë heroikë të policisë. U uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë,” shtoi Yerlikaya.
Turkish police neutralise two DHKP-C terrorists who attacked a checkpoint outside a courthouse in Istanbul, injuring three policemen and three civilians pic.twitter.com/7Oou4ZGh1E
— TRT World Now (@TRTWorldNow) February 6, 2024
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, ka pohuar se hetimi gjyqësor i nisur nga Zyra e kryeprokurorit publik të Stambollit në lidhje me sulmin është në vazhdim, duke përfshirë aspekte të shumta.
“Hetimi gjyqësor i nisur nga Zyra jonë e Kryeprokurorit Publik të Stambollit në lidhje me incidentin vazhdon në shumë aspekte”, tha ai në postimin e tij në rrjetet sociale.
Caglayan është një kompleks i madh gjykatash në lagjen “Kagithane” në anën evropiane të Stambollit.