Shqipëria dhe Italia e kanë finalizuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore.
Vulën e tyre mbi këtë marrëveshje e kanë vënë dy ministrat e Jashtëm, Igili Hasani dhe Antonio Tajani.
“Premtim i mbajtur! Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e nënshkruar sot, u garanton qytetarëve të të dy vendeve të drejtën për të gëzuar të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre, lehtëson aksesin në këto përfitime dhe lejon pagesën e pensioneve jashtë vendit”, ka shkruar Hasani.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka thënë se kjo marrëveshje është rezultat i një pune të gjatë të palëve, si dhe i angazhimit personal të kryeministrit, Edi Rama dhe zv. kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.