Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledh sot kabinetin qeveritar

Mbledhja e kabinetit qeveritar

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti do të mblidhet të mërkurën e një qershorit për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar e cila pritet të nisë në orën 11:00, një ndër pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i draft-konceptit për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës.

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës

Kjo është mbledhja e parë e qeverisë, pas kthimit të kryeministrit Kurti, i cili për një vizitë disajavore ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër.

Ndryshe, i pari i qeverisë, gjatë vizitës së tij disajavore në SHBA, ishte takuar me senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme.

Sipas tij, qëllimi i vizitës në SHBA ishte siguria në rajon dhe investimet.

Kurti, gjatë vizitës në Washington është pritur në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, me të cilin ka diskutuar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

“Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria ngelen të pacenueshme.

Ndërkaq, më 30 maj, qeveria e Kosovës kishte njoftuar se është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve për tre muaj, lidhur me pagesën e obligimeve kontraktuale për një mijë e 271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të cilët kanë qenë të angazhuar gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosoves

Përmes një komunikate për media, qeveria në mbledhjen e 80-të të saj ka njoftuar se është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore në vlerë prej një milion e 768 mijë e 300 qind euro.

“Është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën një milion e 768 mijë e 300 qind e 93 centë, për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me një mijë e 271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Mjetet janë ndarë për periudhën 15 mars deri më 15 qershor të vitit 2022.

Mospagesa e këtyre kategorive ditë më parë është paraqitur si shqetësim nga Oda e Infermierëve dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ndryshe, stafi mbështetës i infermierëve të cilët ishin të angazhuar në kohën e pandemisë COVID-19, më 25 maj kishte mbajtur një protestë para objektit të MSH-së, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mosekzekutimin e pagesave.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika