Gjykata e Apelit: Trump nuk ka imunitet presidencial

Një gjykatë federale amerikane vendosi se Donald Trump mund të përballet me gjykim nën akuzat se kishte komplotuar që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020

Donald Trump, ish-presidenti amerikan.

Një gjykatë federale amerikane vendosi se Donald Trump mund të përballet me gjykim nën akuzat se kishte komplotuar që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-presidentit se ai është imun nga ndjekja penale.

Ky vendim është i dyti në muajt e fundit që gjykatësit kanë hedhur poshtë argumentet e Trumpit për imunitet dhe gjykata se ai mund të ndiqet penalisht për veprimet e ndërmarra në kohën kur ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe më prag të 6 janarit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan.

Ky vendim po ashtu hap rrugën për apele të tjera nga ish-presidenti republikan dhe kjo çështje mund të përfundojë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Gjykimi ndaj Trumpit, për akuzat që lidhen me përmbysjen e rezultatit zgjedhor, fillimisht ishte paraparë të mbahej në mars, por javën e kaluar u shty dhe gjykatësi i rastit ende nuk ka vendosur një datë të re.

“Për qëllimin e kësaj çështjeje penale, ish-presidenti Trump është shndërruar në qytetarin Trump me të gjitha mbrojtjet që gëzon çdo i pandehur tjetër”, tha paneli prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit në Qarkun e Kolombias.

“Por, çdo imunitet ekzekutiv që mund ta ketë mbrojtur atë në kohën sa ka qenë president, më nuk e mbron atë nga ndjekja”.

Ky vendim, që pritet të apelohet nga Trumpi, hedh poshtë përpjekjet e tij për të shmangur një gjykim nën akuzuat se ai ka minuar demokracinë amerikane dhe transferimin e pushtetit, në kohën kur ai po konsolidon pozicionin e tij si kandidati kyç për të marrë nominimin për president nga republikanët.

Trump edhe fushatës zgjedhore dhe në mediat sociale vazhdimisht ka pretenduar se ka imunitet. Ai përmes një postimi më 18 janar tha se “të gjithë presidentët duhet të kenë imunitet të plotë presidencial apo autoritet. Vendosmëria e një presidenti të SHBA-së nuk duhet të hiqet kurrë”.

Çështja e imunitetit ishte trajtuar nga një gjykatë e qarkut në dhjetor, duke hedhur poshtë pretendimet e Trumpit. Vendimin e gjykatëses Tanya Chutkan, Trump e kishte apeluar.

Më 6 janar, mbështetësit e Trumpit sulmuan Kongresin amerikan në kohën kur po certifikohej fitorja në zgjedhje e Joe Bidenit. Të paktën nëntë presona vdiqën në Kongres gjatë ose pas trazirave të 6 janarit.

Trump vazhdimisht ka përsëritur pretendimet e tij të rreme se ai kishte fituar zgjedhjet më 2020 dhe i ka cilësuar si patriotë personat që sulmuan Kongresin./REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika