Rama: Problemi me qentë endacakë nuk është vetëm i Prishtinës, por i gjithë Kosovës

"Problemi i qenve endacak është i gjithë Kosovës. Ne kemi kërku ndihmën e Qeverisë. Megjithatë, ne nuk po presim prej askujt, e kemi strehimoren që ka përfundu dhe kemi nda nga 50 euro për secilin person që adopton një qen"

Përparim Rama konferenc për media

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka deklaruar se për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë e ka kërkuar ndihmën e Qeverisë, pasi sipas tij, ky problem nuk është vetëm i Prishtinës, por i gjithë Kosovës.

Ai thotë se vetëm Prishtina është duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi.

“Problemi i qenve endacak është i gjithë Kosovës. Ne kemi kërku ndihmën e Qeverisë. Megjithatë, ne nuk po presim prej askujt, e kemi strehimoren që ka përfundu dhe kemi nda nga 50 euro për secilin person që adopton një qen. Po ashtu kemi kërkuar nga OJQ-të që të bëhen pjesë e ndryshimit, sepse kemi vendin e ndarë për strehimore. Kemi kërkuar të zbatohet Ligji, të ndahet buxhet sepse ka 0 buxhet. Pra nevojitet një bashkëpunim i nivelit qendror dhe komunave, vetëm Prishtina punon për këtë çështje”, ka thënë Rama në një intervistë në ATV.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika