Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt e deri më tani, numri i gazetarëve të vrarë ka shkuar në 32.
Siç ka njoftuar parlamenti i Ukrainës, kjo shifër vjen vetëm disa ditë pasi gazetari francez Frederic Leclerc-Imhoff është vrarë në Ukrainë, pasi ishte goditur nga predha gjatë mbulimit të një operacioni evakuimi.
Gazetari 32-vjeçar, i cili punonte për kanalin e lajmeve BFMTV, ishte në rrugën për në Lysychansk pranë qytetit lindor të Severodonetsk në Luhansk, Ukrainë, kur ndodhi sulmi, shkruan Sky News.
Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të vendit dhe kanë avancuar ngadalë drejt qendrës së Severodonetskut.
🛑32 journalists died since the beginning of russia’s full-scale war against #Ukraine.#StopRussia #StopRussianAggression #StopPutin #WarCrimes pic.twitter.com/D44KLvwRSD
— Verkhovna Rada of Ukraine – Ukrainian Parliament (@ua_parliament) May 31, 2022
Ndryshe, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Jens Stoltenberg, të mërkurën e gjashtë prillit, kishte paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.
Kjo për shkak se, sipas tij, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende dëshiron ta ketë nën kontroll gjithë Ukrainën.
“Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për shumë muaj apo edhe vite”, është shprehur Stoltenberg.
Stoltenberg kishte theksuar se, edhe pse Rusia është duke u përqendruar në sulmin e saj në lindje të Ukrainës, NATO-ja nuk ka parë asnjë shenjë se qëllimi i Putinit për ta pushtuar gjithë Ukrainën ka ndryshuar.