Dogana i kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në pikë-kalimin kufitar të Bërnjakut është ndaluar një automjeti, në të cilin është gjetur sasi e konsiderueshme e mjeteve monetare të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në pikë-kalimin kufitar të Bërnjakut është ndaluar një automjet, në të cilin është gjetur sasi e konsiderueshme e mjeteve monetare të padeklaruara.

Pas ndaljes së automjetit, oficerët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrollin e hollësishëm të automjetit, ku në çantën e drejtuesit janë gjetur 13 mijë e 350 euro të padeklaruara.

“Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro. Kjo masë është ndërmarrë si pasojë e shkeljes së rregullave të deklarimit monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë”, thuhet në komunikatën për media.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe IOS, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika