Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se projektligji i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka ngjallur shqetësime të shumta në publik dhe si i tillë duhet të dërgohet në Komisonin e Venecias për vlerësim.
Kështu ka deklaruar Isak Shabani nga kjo parti në Komisionin Parlamentar ku po diskutohet për projektligjin në fjalë.
Sipas Shabanit, nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, projektligjin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Mbi 20 vite është instuar shumë në lirinë e mediave. Janë ngritur shumë shqetësime nga mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, e projektligji len shumë keqinterpretime, që cungojnë lirinë e mediave. Kërkojmë që kjo të dërgohet në Komisionin e Venecias, besoj se nuk do të ketë pengesë, nëse thoni se është në haromoni me direktivat e BE-së”, ka deklaruar Shabani.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi është përgjigur duke ironizuar se “Askush nuk e cungon të drejtën për të dhënë komente, por askush nuk jep siguri që komentet të jenë të sakta, pasi sipas tij një ekonomi që synon t’i përafrohet Komisionit Evropian synon formalitet e jo informalitet.