Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, i cili përmes rrjeteve sociale ka kanosur gjyqtaren.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka kanosur gjyqtaren përmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër.
“I njëjti është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanos gjyqtaren nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.