Futbolli është sporti i cili ka përfituar më së shumti nga ligji i sponzorizimit, në vitin 2023. 6.008.572.00 euro në total.
Por, përkundër këtij fakti, sipas Raportit Zyrtar, Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka përfituar asnjë cent.
FFK-së, nuk i është lëshuar asnjë vërtetim për realizimin e marrëveshjeve sponzorisuese për vitin e kaluar.
Redaksia e Sportit në RTV Dukagjini i ka dërguar email FFK-së lidhur me këtë çështje, por e njëjta nuk është përgjgjigjur.
Teksa, stafetën për më së shumti të hyra nga federatat, e mban Federata e Basketbollit të Kosovës, me 228 mijë euro.
Në vendin e dytë është Federata e Xhudos, me 160 mijë euro.
Lista e plotë, e të hyrave e federatave sportive nga marrëveshjet e sponsorizimit në vitin 2023.
Federata e Basketbollit e Kosovës: 228,096 euro
Federata e Xhudos e Kosovës: 160,000
Federata e Volejbollit e Kosovës: 122,200
Federata e Hendbollit e Kosovës: 115,000
Federata e Tenisit e Kosovës: 61,000
Federata e Shahut e Kosovës: 56,000
Federata e Boulingut e Kosovës: 17,000
Federata e Atletikës e Kosovës: 21,000
Federata e Ragbit e Kosovës: 15,000
Federata e Golfit e Kosovës: 15,000
Federata e Shenjëtarisë Sportive: 13,484
Federata e Mundjes e Kosovës: 2500
…
Komiteti Olimpik i Kosovës: 100,000
Komiteti Paralimpik i Kosovës: 30,000