Aktori amerikan, Johnny Depp është duke kaluar një fazë të keqe të jetës së tij, e gjitha kjo nga gjyqi që e ka nisur ish- gruaja e tij Amber Heard. Por kjo nuk ka ndalur yllin e kinemasë që të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar për të performuar me Jeff Beck, një rock-artist i Londrës.
Sipas The Telegraph, dyshja ka perfomuar një numër të konsiderueshëm të këngëve, duke përfshirë edhe cover-in e këngës Isolation të John Lennon. Ata, gjithashtu, luajtën edhe këngët e Marvin Gaye’s What’s Going On, Jimi Hendrix’s Little Wings dhe gjithashtu Beatles’s.
The Telegraph kupton se Royal Albert Hall në Londër, ku Beck luan dy herë këtë javë, zgjodhi të forcojë masat e sigurisë, pasi mësoi se Depp do të ishte i pranishëm në të dy performancat e Beck-ut.
Gjithashtu, The Telegraph intervistoi të pranishmen në Royal Albert Hall, Zoe Cole, e cila po vizitonte Londrën me vajzën e saj gjashtëmbëdhjetëvjeçare, që tregon se kishte pritur jashtë ambientit për katër orë. Zonja Cole tha se ata nuk ishin fansa “die hard”, por shtoi se “Nuk do të shihni këtu fansat e Amber Heard apo jo?”
Dy studentë, Jess dhe Lauren, të cilët kishin pritur jashtë për gjashtë orë, thanë se do të prisnin “dhjetë të tjera” për të kapur një paraqitje të shkurtër të yllit.
Sarah, një studente 23-vjeçare, ka thënë se “Unë jam vetëm një fanse e fundit e Johnny Depp – pas ngjarjeve gjatë katër javëve të fundit. Sepse sapo fillova të ndjek gjyqin (atëherë).” Ajo zbuloi se aktori do të shfaqej në Londër nga një Tweet i dërguar nga Eve Barlow, e dashura e zonjës Heard, duke thënë se Depp do të ishte në Royal Albert Hall.
Paraqitja e Depp në Mbretërinë e Bashkuar ka befasuar shumë njerëz, teksa ai pret një vendim në padinë e tij në gjykatën e qarkut Fairfax në Virxhinia, në atë që ka rezultuar të jetë një nga betejat ligjore më toksike të Hollivudit, duke kapur vëmendjen e publikut në mbarë botën.