Kosova s’është as vend kandidat, Stano thotë se po e rrezikojmë integrimin

Heqja e dinarit nga përdorimi dhe mbyllja e komunave paralele janë çështje të cilat Bashkimit Evropian është shqetësuar duke i cilësuar “vendime të njëanshme” që po i merr pala kosovare e cila sipas tyre mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa” në rrugën drejt integrimit. Për çështjen e dinarit raportohet se Serbia ka dorëzuar për seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, për RTV Dukagjini ka deklaruar se kjo seancë nuk do të prodhojë asgjë përpos propagandë dhe demagogji nacionaliste

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano

Kosova është shteti i vetëm që ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian por akoma nuk e ka statusin e kandidatit.

Mesatarja e anëtarësimit është rreth 5 vite, ndërsa ka shtete si Turqia të cilat negociatat i kanë nisur në vitin 2005 por ende pa rezultate.

Përkundër këtyre fakteve, Bashkimi Evropian është i shqetësuar se Republika e Kosovës po merr vendime të njëanshme për çka po rrezikon të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa” në rrugën drejt integrimit.

“Në veçanti në anën e Kosovës, me vendimet e njëanshme, dhe gjëra që kanë ngritur shqetësime, bashkë me mënyrën se si komunikohet nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Këto krijojnë frikë tek ne, se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa. Por ne vazhdojmë punën tonë, emisari ynë, bashkë me Përfaqësuesin e Lartë, vazhdojnë të punojnë me partnerët në rajon dhe ndërkombëtarët brenda BE-së dhe jashtë…”, ka thënë Peter Stano – Zëdhënës i BE-së.

Mbyllja e komunave paralele dhe heqja e dinarit nga përdorimi janë çështjet për të cilat ndërkombëtarët kanë kritika.

Për çështjen e dinarit por raportohet se Serbia ka dorëzuar për seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mediat serbe raportojnë se në kërkesë propagandohet se pushteti në Kosovë po tenton spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë.

Propaganda dhe nisma e Serbisë për këtë seancë sipas ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Neshos, ndodh për dy arsye.

“Të mbajë gjithmonë të ngritur çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit për ta kanalizuar në rezolutën 1244 që tani është jo-relevante i ka ikur koha.Vuçiqi së bashku me Rusinë kërkojnë që çështja e Kosovës të ju shërbejë si precedent dhe prandaj po e mbajnë të ndezur diskutimin në 1244”, ka deklaruar Nesho.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB thotë se edhe nëse mbahet seanca ajo nuk do të prodhojë asnjë votim e asnjë rezolutë, por do të jetë seancë ndoshta e hapur për demagogji nacionaliste.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika