A do të ratifikohet sot marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë?

Marrëveshja me Italinë për emigrantët do të jetë kryefjala e seancës plenare të ditës sotme, përpos disa projektligjeve të tjera

Kuvendi i Shqipërisë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët do të jetë kryefjala e seancës plenare të ditës sotme, përpos disa projektligjeve të tjera.

Opozita e ka kundërshtuar vazhdimisht, duke e çuar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit në vendimin final, më 5 shkurt, vendosi se marrëveshja ishte “në përputhje me kushtetutën” dhe tha se ajo mund të vazhdonte të ratifikohej në Parlament.

Komisioni Evropian ka thënë se skema nuk shkel ligjin e BE-së.

Megjithatë, ekspertët e të drejtave paralajmërojnë se mund të jetë e vështirë për gjykatat italiane që të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil ose apelimet kundër urdhrave të ndalimit nga njerëzit e pritur në një vend tjetër dhe se procedurat e gjata mund të vënë një barrë të pajustifikuar mbi migrantët

Por, çfarë përmban marrëveshja?

Qeveria shqiptare, të martën e 7 nëntorit, ka zbardhur Protokollin e firmosur ndërmjet qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Kështu bëhet me dije se marrëveshja për strehimin e emigrantëve – të kapur në det nga Italia – në dy qendrat e ndërtuara në Shqipëri, do të zgjasë plot pesë vite.

Shpenzimet për këtë vendim politik deri më tani do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë Shqipërisë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori.

Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.

Italia, ndërkaq merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare.

Neni 3 i kësaj marrëveshjeje përcakton se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.

Neni 4, që është pika kryesore e këtij protokolli, thekson se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve.

Kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Gjithashtu, Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika