Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli kanë zbuluar se së shpejti do të publikohet kënga e tyre kushtuar nënës, të cilën e kanë shkruar sa ishin brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova II.
“Kënga është edhe pak ditë po besoj gati. Keni me dëgju. Sipas shijeve tona, është kënga më e mirë që e kemi punuar najhere gjatë kësaj karriere që punoj në muzikë. Është gati me e realizu”, tha Ard Gashi për emisionin “Radar” me Edita Dolin.
Dyshja, Ardi dhe Mirdoni, kanë qenë banorë të shtëpisë së famshme deri në gjysmëfinale, pas disa javësh qëndrimi brenda.
T’i kujtojmë pak vargjet e shkruar brenda shtëpisë:
“Mall për nënë, e shikoj hënën.
Veç hana m’ban dritë
Zemër ndjej afër, e larg nga kjo vatër
Mërzii
Që shpirtin po ma fik
T’kisha mujt me t’thirr ty në emër
Veç niher mema shnosh zemrën
Ajo erë, që ma kujton fëmijërinë
Shpirti jem me ta ni zanin,
Edhe ni here me mpas ti tanin
Hyjni
Që ma mësove dashniinë
Hana del, edhe unë rri vet
Edhe lotët mu kanë tretë
Se pa ty unë jam mërzit
Mo as hana nuk m’ban dritë
…”, janë vargjet e kënduara nga Ardi.
Ndryshe, Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, dy ish-banorë tashmë të njohur të Big Brother VIP Kosova, kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar ‘Pa ty’ pak ditë pasi janë futur në shtëpinë e famshme.
Projekti është prodhuar nga Blerim Haziri, një emër i njohur në industrinë muzikore, dhe është realizuar nga Time Pictures.
Teksti i këngës është krijuar nga vetë Ardi, në bashkëpunim me Uki-n që kanë sjellë një këngë tërheqëse për dëgjuesit.