Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë pas një mungese prej 5 muajsh.
Me të përfunduar seanca e jashtëzakonshme që kishte vetëm një pikë të rendit të ditës, pas nënshkrimit ata janë larguar.
Kjo dyshohet se është bërë për të siguruar vazhdimin e mandatit.
Zakonisht kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos i djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.