Deliu për rregullimin e mediave online: Qeveria po kërkon që të heshtën zërat kundërshtues

PDK i bën thirrje Qeverisë që ta rishikojë e rishqyrtojë propozimin e saj për të kontrolluar median online, teksa deputetja e kësaj partie opozitare, Blerta Deliu thotë se Qeveria po tenton që t’i heshtë zërat kundërshtues

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë dhe rishqyrtojë propozimin e saj “për të kontrolluar median online”.

Kështu tha deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, gjatë seancës së re plenare në Kuvendin e Kosovës, teksa foli për mbledhjen e djeshme të Komisionit për Administratë Publike e Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal e Media.

“Përkundër përpjekjes së partive opozitare që të ndalojnë miratimin e këtij ligji në komision, kishte një diskutim ku për herë të parë ndryshon radikalisht mënyra e rregullimit të mediave online. Ndryshimet ligjore që po provohen të arsyetohen në emër të përafrimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së, janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Gjatë tri viteve kemi parë në vazhdimësi sulme verbale, shantazhe e kërcënime ndaj gazetarëve dhe mediave. Propozimi i Qeverisë për të ushtruar kontroll ndaj mediave online përfaqëson një sulm të drejtpërdrejt ndaj parimeve të fjalës së lirë, parimeve të medias së lirë dhe ndaj vetë demokracisë”, tha ajo.

Ajo theksoi se Qeveria po tenton që t’i heshtë zërat kundërshtues.

“Duke kërcënuar median online me kontroll shkurtimisht që ta mbyllin gojën, Qeveria po kërkon që të heshtën zërat kundërshtues dhe të konsolidojë pushtetin e saj pa kontroll”, tha ajo teksa shtoi se rreziqet e këtij propozimi shkojnë përtej mbytjes së fjalës së lirë, duke i hapur rrugë autoritarizmit dhe cenzurës.

“Kontrolli shtetëror i medias minon edhe aspiratën e Kosovës për integrim në BE. Duke kërkuar që të kontrollojë mediat online, Qeveria o u dërgon një mesazh të qartë partnerëve evropianë se nuk jemi të përkushtuar t’i ruajmë disa vlera për të cilat kemi punuar gjatë”, shtoi ajo.

Gjoba deri në 40 mijë euro, licencim i mediave online dhe monitorim i tyre, kalimi nga funksionimi si organizata joqeveritare në kompani, ndryshimet e tilla, që i sjell Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) për funksionimin e mediave online, të cilat prodhojnë video, u kundërshtuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).

AGK-ja dhe KMSHK-ja i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga kjo tentativë, mirëpo kjo e fundit nuk dha sinjal se do ta zbatojë këtë kërkesë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika