Selmanaj kërkon angazhim nga MD-ja për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka quajtur të papranueshme dhe të pakuptimtë “mungesën e përgjegjësisë” së bartësve institucionalë lidhur me lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK, Hasan Dakaj. Selmanaj ka kërkuar angazhim nga Ministria e Drejtësisë lidhur me rastin

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka quajtur të papranueshme dhe të pakuptimtë “mungesën e përgjegjësisë” së bartësve institucionalë lidhur me lirimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, i cili është arrestuar në Serbi më 5 janar.

Selmanaj ka kërkuar angazhim nga Ministria e Drejtësisë lidhur me rastin.

“Është e papranueshme dhe e pakuptimtë mungesa e përgjegjësisë së bartësve institucionalë për lirimin e Hasanit. Askush nga instancat tona nuk di gjë për fatin e tij. Institucionet shtetërore dhe lokale s’kanë treguar as kujdesin minimal për gjendjen financiare të familjes së Hasanit. Ministria e Drejtësisë duhet të angazhohet në të gjitha mundësitë e saj. Hasani meriton lirinë për të cilën luftoi. Hasani nuk guxon të harrohet nga ne”, ka thënë Selamanaj.

Sipas tij, informatat e familjarëve të Dakajt tregojnë se ai po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Beograd.

“Hasani më 5 janar ishte nisur drejt Italisë. Informatat e familjarëve të siguruara nga avokati dhe jo nga institucionet tona tregojnë se ai po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Beograd me akuzën kinse për krime të kryera gjatë kohës së luftës”, është shprehur Selmanaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika