Pyetjet e Shalës nuk gjejnë përgjigje te Rizvanolli, vazhdojnë “inatet” politike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shalës, duke thënë se derisa PDK-ja vazhdon të mos i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, e njëjta parti opozitare nuk do të merr përgjigje nga ana e kabinetit qeveritar

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shalës.

Në arsyetimin e saj, Rizvanolli thotë se derisa PDK-ja vazhdon të mos i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, e njëjta parti opozitare nuk do të marrë përgjigje nga ana e kabinetit qeveritar.

“Pyetja ka të bëjë me ndërmarrjen ‘Trepça’, do të ishte mirë që ministrja të na jepte një raport për parametrat financiar se si po operon kjo ndërmarrje për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes në punë, për investimet kapitale dhe standardizmin e procesit të punës. Tash është viti i 3-të dhe atje kemi parë një menaxhim jo efikas, jo efektiv, kemi parë ndryshime në substancë dhe sot situata është kritike edhe në kuptimin organizativ dhe menaxherial, por me theks të veçantë në kuptimin financiar”, tha Shala.

Rizvanolli thotë se ndonëse e ka një përgjigje, megjithatë refuzon të flasë.

“Unë përgjigjen në pyetjen tuaj e kam, është pyetje që po pret që disa muaj, por siç e dini, është qëndrim i Qeverisë që përderisa PDK-ja nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, ne nuk do të përgjigjemi në pyetjet e juaja”, u përgjigj ajo.

Kjo nuk ishte pyetja e vetme që Shala ia parashtroi ministres Rizvanolli gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse nuk mori përgjigje në pyetjen e parë, Shala nuk u zmbraps.

“Është e vërtetë e madhe që keni arsye se nuk mundeni të përgjigjeni, sepse nuk keni asnjë rezultat në këtë ndërmarrje. Ke kompletuar grupe të caktuar, ke shkatërruar menaxhimin e ndërmarrjes… do të duhej të përgjigjeshe sot për gjendjen e minatorëve, për investimet kapitale, për flotacionin e ri, si është gjendja financiare… është përgjegjësi e madhe. Hapja e ankandit solar që po ndodh në Kosovë, të kemi një përgjigje dhe sqarim për këto ankande se kush janë investitorët, ku po planifikohet, sa është shuma e investimeve, kur do të realizohet… ku është sektori energjetik sot, sa investitorë kanë ikur nga Kosova, ku jeni sot?”, tha ai.

Qëndrimi i ministres nuk ndryshoi.

Shala, as kësaj radhe nuk pranoi përgjigje.

“Po besoj që qëndrimi juaj ndërkohë nuk ka ndryshuar, andaj edhe përgjigja ime nuk ka ndryshuar”, tha ajo.

E për këtë, deputeti Shala kërkoi reflektim nga ana e Qeverisë, sepse pasojat në sektorin e energjisë do të kenë reflektim të madh në ekonominë e vendit.

Sipas tij, ndonëse ministrja mund të mos përgjigjet, megjithatë e vërteta thotë Shala nuk mund të mbulohet.

“Të reflektoni sa më parë, sepse pasojat në sektorin e energjisë do të kenë reflektim të madh në ekonominë tonë. Mund të mos përgjigjeni, por e vërteta nuk mund të mbulohet. Mund të mos folni në Kuvend, por pasojat për ekonominë e vendit po i ndien qytetari…”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika