Në moshën 101 vjeçare, mori diplomën e shkollës së mesme

Në Amerikë, në vitet e ’30-ta, familja e Merrill Pittman Cooper ishte shumë e varfër, kështu djali Merrill nuk kishte mundesi ta vazhdonte shkollimin. Tani është 101 vjeç. Ai bëri një karrierë të shquar si një nga drejtuesit e parë të karrocave të zeza në Filadelfia, qytet në Pensilvani.

Por, kur ai ishte adoleshent  në vitet e ’30-ta, nëna e tij beqare ishte shumë e varfër për të paguar shkollimin e tij. Në vitin 1938, ai sapo kishte mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme në Kolegjin Storer në Harpers Ferry, një konvikt i themeluar pas Luftës Civile që dikur shkollonte edhe fëmijë të skllavëruar.

Cooper tha se e kuptoi që nëna e tij punonte punë shtëpiake dhe nuk mund të përballonte pagesën e shkollimit për vitin e tij të fundit.

“Ajo punoi aq shumë, dhe gjithçka u bë aq e vështirë sa unë vendosa se do të ishte më mirë të hiqja dorë nga vazhdimi në shkollë,” tha ai.

Ai mori një punë në një dyqan veshjesh për femra në Filadelfia për të ndihmuar në pagesën e faturave, më pas u punësua në vitin 1945 si një operator i makinave të karrocave të qytetit.

Ai ishte krenar për karrierën e tij, por gjithmonë kishte një gjë që e shqetësonte, ai donte ta kishte mbaruar shkollën e mesme dhe të kishte marrë diplomën. Pasi priti më shumë se 80 vjet, Merrill Pittman Cooper më në fund mori diplomën e shkollës së mesme.

Tani më në fund ka mundur të realizojë ëndrrën e tij të përhershme. Për nder të tij, familja i organizoi një ceremoni diplomimi surprizë, më 19 mars të këtij viti, në një hotel në Jersey City. Sipas dhëndrit të tij, ishte një udhëtim i vështirë për një të ri me ngjyrë, i cili donte një arsimim më të mire.

Pasi Cooper veshi kapelën dhe fustanin e tij të diplomimit, një ceremoni virtuale u mbajt në dhomën e hotelit, në mënyrë që anëtarët e tjerë të familjes të mund ta shihnin atë aq të gëzuar.

Cooper-it iu prezantua diploma e tij nga mbikëqyrësi i Shkollave të Qarkut Jefferson, Bondy Shay Gibson-Learn, i cili udhëtoi nga Virxhinia Perëndimore për këtë rast.

“Nuk mund të mendoj për një ditë më të lumtur, edhe pse m’u desh një kohë e gjatë, jam shumë i lumtur që më në fund e kam atë që e doja gjithmonë ” tha Cooper për mediat ndërkombëtare, i cili tani shfaq diplomën e tij me kornizë në komodinën e dhomës së gjumit.

“Besoni se mundeni dhe jeni në gjysmë të rrugës” kështu duke e përfunduar sipas shkrimtarit amerikan i cili shërbeu si presidenti i 26-të, i Shteteve të Bashkuara.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika