Kryetari i Atletikës: Me 28 prill zhvillohet maratona e kryeqytetit, e hapur për të gjithë

Gara më e madhe në Kosovë do të mbahet me 28 prill 2024

Federata Atletike e Kosovës (FAK), do të organizojë edicionin e 23-të të maratonës Prishtina 2024.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani ka njoftuar se me 28 prill do të zhvillohet maratona në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit dhe startin tek ‘Teatri Kombëtar’ në kryeqytet.

Në emisionin ‘Reload’, Sylejmani ka thënë këtë vit ‘pretendojmë të rritet numri i garuesve në maratonë, nga 1600 në dyfishimin e tij’ si dhe çmimi simbolik pritet të jetë 1200 euro vendi i parë.

Sylejmani ka shtuar se kjo maratonë është e hapur për të gjithë, pa dallim moshe, gjinie e shteti.

Nga kjo maratonë do të ketë shpërblime edhe për atletët që zënë tetë vendet e para. Shpërblimet do të jenë për meshkujt dhe për femrat.

“Kjo maratonë ka filluar prej vitit 2001. Ka pas pjesëmarrës të ndryshë. 42 km dhe 195 km është maratona e plotë e kryeqytetit. Me 28 prill duke filluar nga ora 09:00 tek Teatri Kombëtar i Kosovës. Është e hapur për të gjithë, nuk ka moshë, gjini apo shtete të caktuar. Deri 1600 garues kanë qenë pjesëmarrëse herave të kaluara.  Numri do të dyfishohet. Çmimi simbolik do të jetë 1200 euro’, ka thënë Sylejmani.

Halil Sylejmani, Kryetari i Federates se Atletikes se Kosoves

Sa i përket kushteve ai ka thënë se stadiumet aktuale në Kosovë nuk i përmbushin kushtet qoftë edhe minimale për zhvillimin e krosit, vrapimit apo maratonave të ndryshme.”

“Kosova nuk mundet të organizojë gara të ndryshme ndërkombëtare për atletikë sepse nuk ka kushte të favorshme për zhvillimin e tyre”, ka deklaruar ai.

Sylejmani ka thënë se Federata e Atletikës se të gjitha ngjarjet e mundshme të atletikës, qoftë me donacione por edhe me buxhetin që ndahet nga ministria.

Sylejmani ka kujtuar kohën e rinisë së tij dhe aktivitetin e tij të gjithëhershëm të atletikës, duke thënë se ‘Kemi mbajtur nëpër livadhe e kodra garat e ndryshme derisa jemi pranuar në Federatën Botërore në Pekin në vitin 2015″.

Federata e Atletikës është anëtare e Federatës Botërore, Evropiane dhe Ballkanike me të drejta të plota.

Ndryshe, Federata e Atletikës së Kosovës është themeluar me 21 shtator 1991 si e pavarur.

Ndryshe, kjo është lista e çmimit të ‘Maratona 2023’ për shtegun 42 kilometra

Kategoria e meshkujve: Fabie Dowrs Nga Zvicrra me rezultat 2:37:34 (vendi i parë), Andreas Wieser nga Austria me rezultat 3:35:57 (vendi i dytë), Aleksandar Kirkovski nga Maqedonia me rezultat 3:47:25;

Kategoria e femrave: Qëndresa Ramadani nga Kosova me rezultat 4:21:50 (vendi i parë), Erida Kurshumlia me rezultat 5:29:20 (vendi i dytë), Valdete Collaku nga Kosova me rezultat 5:39:48 (vendi i tretë).

Për shtegun 21 kilometra

Kategoria e meshkujve: Kemajl Biqku nga Kosova me rezultat 1:57:27 (vendi i parë), Hektor Vokshi nga Kosova me rezultat 2:01:44 (vendi i dytë), Philip Todorovski nga Maqedonia me rezultat 2:13:35 ( vendi i tretë).

Kategoria e femrave: Natyra Shala Kelmendi nga Kosova me rezultat 2:37:34 (vendi i parë), Valbona Mustafa nga Kosova me rezultat 2:44:23 9vendi I dytë dhe Valentina Uzunova nga Maqedonia me rezultat 3:02:00 (vendi i tretë).

Për shtegun 10 kilometra

Kategoria e meshkujve: Qlirim Hyseni nga Kosova me rezultat 38;54 (vendi I parë), Valentin Sadiku nga Kosova me rezultat 40:02 (vendi I dytë0 dhe Arlind Morina nga Kosova me rezultat 41:14;

Kategoria e femrave: Gresa Bakrraqi nga Kosova me rezultat 52:24 (vendi i parë), Arbnore Berisha nga Kosova me rezultat 52:35 (vendi i dytë) dhe Joesey Mintel nga USA me rezultat 54:04 (vendi i tretë)

Garuesit e kategorisë së fëmijëve, të moshave 4-6, 9-10 si dhe 11-12 kanë marrë të gjithë medalje.

Qëllimi i kësaj gare është promovimi i bukurive natyre të Prishtinës, respektivisht parkut të Gërmisë si pjesa më rekreative e kryeqytetit por njëkohësisht edhe ngritja e vetëdijës për mbrotjen e mjedisit natyror si dhe për rëndësinë e aktiviteteve sportive.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika