“Po ashtu, është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje publike, por, është e parëndësishme…është mirë kur përcillni intervistat të përcillni intervistën jo fjalinë”.
Kjo ishte një replikë e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ndaj deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në Kuvend.
Para gati një viti nxiti Kjo deklaratë reagime të shumta në drejtim të Bislimit, por, pas kaq kohe në “Reload” të Dukagjinit Musliu-Shoshi ka treguar për raportin më zëvendëskryeministrin.
Ajo ka treguar se si ka humbur respektin për të, ndonëse e kishe profesor.
“Edhe profesorët i kemi pasur interesant ka qenë Shpend Ahmeti, Mimoza Kusari, besnik Bsilimi, shumë është interesant. Skena politike edhe studimet tona…në fillim e kam pas shumë më të vështirë sidomos profesorëve, kemi pas disa debate dhe me Mimozën sado kudo kur ke katër vite profesorë, ajo pjesa e respektit medoemos krijohet.
Mirëpo me Besnikun në fillim e kam pas në mbledhjen e parë, kur e pashë që në raportim në Komision tek unë, po më trajton si studente, pastaj filloj edhe me ofendime dhe humba respektin. Sjellja e tij, ishe ajo që unë ta humbë respektin, ndryshe ne mund të kemi argumentet politike, mirëpo asnjëherë nuk e humb pjesën respektit. Mirëpo kur e pashë që zoti Bislimi humbi respektin për mua edhe ia ktheva me reciprocitet”, ka thënë Musliu-Shoshi.