Çfarë është pajisja “Neurofeedback”, që trajton problemet e shëndetit mendor?

Pajisja inovative 'Neurofeedback' ofron një metodë të avancuar për monitorimin dhe rregullimin e aktivitetit të trurit duke përdorur elektroda dhe lojëra interaktive, duke siguruar një mënyrë personalizuar dhe motivuese për trajtimin e problematikave të shëndetit mendor, siç ka treguar psikologia, Arlinda Gashi

Fotografi ilustruese

Një ndërhyrje inovative në trajtimin e problemeve të shëndetit mendor ka ardhur me pajisjen e quajtur “Neurofeedback”.

Psikologia Arlinda Gashi, në emisionin “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjinit, ka ndarë informacione rreth kësaj pajisjeje që punon me sistemin EEG dhe ofron një metodë të avancuar për të monitoruar dhe rregulluar aktivitetin e trurit.

Sipas Arlinda Gashit, “Neurofeedback” përdor elektroda të vendosura në kokë për të regjistruar aktivitetin e trurit në kohë reale.

Pasi informacioni është grumbulluar, një program i veçantë fillon të përdorë këtë aktivitet për të ofruar lojëra ose detyra të thjeshta për individin.

Përmes këtyre lojërave, personi merr feedback nëse valët e caktuara të trurit dalin jashtë normës.

“Është një pajisje që funksion me sistemit të EEG-së, e cila ka disa elektroda të cilat vendosen në kokë edhe ndihmojnë me incizu ose me mat aktivitetin e trurit. Matja bëhet në kohë reale, ndërsa kjo “Neurofeedback” është ai programi i cili na mundëson që përderisa e masim aktivitetin e trurit me i paraqit disa lojëra ose janë si detyra të thjeshta dhe pajisja ofron feedback për personin i cili është duke iu matur aktiviteti i trurit, nëse për shembull valët e caktuara të trurit gjendën larg normës së paraparë ose asaj mesatares se qysh pritet me qenë zakonisht”, ka thënë ajo.

Gashi shpjegon se përmes feedback-ut, “Neurofeedback” synon të ndihmojë në rregullimin e valëve të trurit. Një sinjal, i transmetuar përmes audiove ose videove, informon individin kur ka arritur në nivelin e dëshiruar të aktivitetit të trurit.

Ky proces ofron një mënyrë të personalizuar dhe motivuese për ta përmirësuar shëndetin mendor.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika