Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka raportuar 37 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 325 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar, gjithsej, 32 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 659.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 98 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 901 mijë e 299 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 011.
Ndryshe, numri i marrjes së dovaze të treta apo përforcuese ka arritur në 99 mijë e 780.
Janë një milion e 821 mijë e 247 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 26 mars, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.